Aktualitet

VD-Një ditë para 8 Janarit, Basha: Morëm vendime të guximshme për të pastruar PD

7 Janar 2022, 16:36 Nga DOSJA
VD-Një ditë para 8 Janarit, Basha: Morëm vendime të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka renditur edhe njëherë të gjitha lëvizjet e ndërmarra që nga shtatori i vitit të shkuar, që përkon edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se ai dhe deputetët e tjerë kanë marrë bashkë vendimet, sipas tij të guximshme, për të pastruar Partinë Demokratike. Po ashtu, ndër të tjera, numri një i PD-së, shtoi edhe njëherë se axhenda e përbashkët duhet të ketë kundër kryeministrit Edi Rama. 


Të dashur demokrate dhe demokratë, Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie  të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rregjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më  korruptuari e më i kriminalizuari në rajon. Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve, Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit; Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve; Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive; Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve;Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjeherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjeherë tjetër shpresen se një epokë  e re po troket: Epoka  e sundimit të ligit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve  politikë, epoka e një drejtësie efikase  ku krimi  dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mireqënies. Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit  ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria neser,”-tha Basha.

vijon….

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha lulzim basha 7 janar 2021 lulzim basha lulzim basha 7 janar 2021

Sondazh

Poll