Aktualitet

8 janari, Basha-demokratëve: Rrini larg, Berisha do sjellë kriminelë e dhunë

7 Janar 2022, 16:12 Nga DOSJA
8 janari, Basha-demokratëve: Rrini larg, Berisha do sjellë

TIRANË– Kryedemokrati LulzimBasha u ka bërë thirrje demokratëve që nesër të qëndrojnë larg seisë blu, vendit ku ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë për nxjerrjen e tij nga zyra me pekule. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Berisha ka angazhuar kriminelë, trafikantë e persona me precedentë penalë për zhvilluar dhunë gjatë protestës ku sigurisht prezentë do të jenë edhe shumë demokratë, mbështetës të tij.

Basha shtoi se Berisha i ka mbajtur me mashtrime demokratët që nga momenti që u shpall non-grata nga Dapertamenti Amerikan i Shtetit. Sipas kryedemokratit, në të vërtetë Berisha proteston kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është një nga aleatët kryesorë të PD-së e për rrjedhojë dhe kundër demokratëve. Kryedemokrati u shpreh i prerë se nuk është më i hapur për Berishën duke ‘shuar’ çdo mundësi negociimi me ish-kryeministrin e iderin historik të PD.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha: Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë!

Basha-demokratëve: Berisha ju ka mashtruar, por organizon protestë kundër jush

Një ditë para 8 Janarit, Basha: Morëm vendime të guximshme për të pastruar PD

(k.m;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha 7 janar 2021 lulzim basha lulzim basha 7 janar 2021

Sondazh

Poll