Aktualitet

Çim Peka zbulon ‘kurthin’ e Bashës: S’do jetë nesër në seli, kam një SMS që…

7 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
Çim Peka zbulon ‘kurthin’ e Bashës: S’do jetë

TIRANË– Gazetari Çim Peka ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të fusë ‘në kurth’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe demokratët që do të protestojnë nesër në selinë blu.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, Peka tha se mbështetësit e Berishës do të shkojnë në seli, por Basha vetë nuk do të jetë atje. Ai shtoi më tej se ka një mesazh në telefon që tregon se është urdhëruar FNSH që të rrethojë të gjithë zonën, duke nisur që nga xhamia.

“Nesër është një gjë e sigurt që demokratët do të hyjnë në seli dhe Basha nuk do të jetë. Ajo çfarë është në dorë të Bashës është masa dhe vendimi i tij për incidentin. Unë kam një sms, kam komunikimin e ministrit të brendshëm me forcat operacionale. Është vendosur që gjithë FNSH të rrethojë nga xhamia. Basha ka një detyrë të krijojë incidentin që ata të ndërhyjnë, ishalla e bëjnë këtë punë. Më shumë del në dritë fakti që ai njeri është një peng,”- tha Peka.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike çim peka lulzim basha çim peka lulzim basha

Sondazh

Poll