Aktualitet

Atentati ndaj Pirolit, shpallet në kërkim një prej autorëve, sekuestrohet mjeti

7 Janar 2022, 14:50 Nga DOSJA
Atentati ndaj Pirolit, shpallet në kërkim një prej autorëve,

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim njërin prej autorëve të dyshuar të plagosjes së 34-vjeçarit Vinçens Piroli, ngjarje e ndodhur në 3 janar në lagjen “Bahaçallëk” të Shkodrës. Uniformat blu të Shkodrës raportojnë se personi i shpallur në kërkim nga forcat e rendit është 23-vjeçari Arjon Beqiri.

Identifikimi i tij u bë pasi policia gjeti në rrugën “Hodo Beg Sokoli” një automjet “BMW X5”, e cila ishte braktisur. Sipas kërkimeve, kjo makinë është marrë me qira nga 23-vjeçari Arjon Beqiri dhe mendohet se është përdorur në atentantin ndaj 34-vjeçarit.

Ndaj Arjon Beqirit janë ngritur akuzat e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Çfarë ka ndodhur në 4 ditët e fundit?
Vinçens Piroli u qëllua me armë zjarri pasditen e 3 janarit teksa po ecte në Urën e Bunës në lagjen “Bahaçallëk” të qytetit të Shkodrës. 34-vjeçari njoftoi kushëririn e tij Marjon Marku për ta çuar në spital. I afërmi i tij e dërgoi në spitalin e Lezhës dhe jo të Shkodrës. Fillimisht, Piroli nuk ka folur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Mënyrën se si u plagos ai ua rrëfeu më pas mjekëve. I frikësuar se atentatorët mund ta ndiqnin deri në spitalin e Shkodrës dhe ta eliminonin, Pirolo zgjodhi të transportohej në spitalin e Lezhës. Pasi e solli në spital, Marjon Marku është largua menjëherë. Fakti që ai u dërgua në Spitalin e Lezhës dhe jo të Shkodrës ngjalli dyshime te uniformat blu. Forcat e rendit kryen kontrolle në zonën ku ndodhi atentanti, por nuk gjetën asnjë gëzhojë.

Dy ditë më pas, policia arrestoi Pirolin dhe kushëririn e tij për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe fshehje të së vërtetës.

Ndaj 34-vjeçarit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi akuzohet se në korrik 2021 ka vrarë së bashku me Dorian Lalën shtetasin Momçilo Gjurishiq në Ulqin.

NJOFTIMI I POLICISË:

 

SHIKO DHE KËTË:

Plagosja e Vinçens Pirolit, “BMW X5” e braktisur, zbulohet personi që e mori me qira

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens pirolli plagoset vincens pirolli

Sondazh

Poll