Politike

VD-Dyer të blinduara në PD? Bardhi: Kemi marrë masa për të shmangur përplasje

7 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA
VD-Dyer të blinduara në PD? Bardhi: Kemi marrë masa për

TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat që të shmangen përplasjet brenda selisë së partisë. Bardhi deklaroi para gazetarëve se Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhje në selinë e PD.


‘Në selinë e PD po kryhen punime nga më të ndryshmet. Nën përgjegjësin që na kanë ngarkuar demokratë, është detyra jonë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhje në selinë e PD, ne nuk mund ta lejojmë këtë shoë. Berisha ka vendosur t’i bëjë dhuratë Ramës duke përplasur demokratë për hallin e tij personal. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer e dritare si gjithmonë. E vetmja erë e veshur me hekur është ajo ku ndodhen panel e energjisë së selisë së PD”– tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Zhvillimet në selinë e PD! Bardhi deklaratë për mediat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll