Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Nxorrën databazën me të dhënat personale, të arrestuarit ‘harruan’ rrogat e tyre
7 Janar 2022, 13:07Nga DOSJA
TIRANË – Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, dy specialistët e IT, të cilët akuzohen se kanë nxjerrë të dhënat personale me pagat dhe targat e mijëra qytetarëve shqiptarë, paguhen nga AKSHI me rreth 1 mijë euro në muaj.
Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë pikërisht në listat që vetë këta të fundit nxorrën dhe rezulton se ata paguhen me nga 102.502 lekë në muaj, ose rreth 1 mijë dollarë, ndërsa figurojnë të punësuar te AKSHI në pozicionin e Specialistit të Nivelit të Lartë.
Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Endri Ikonomi rezulton në databazën e prillit se është drejtori i përgjithshëm i një institucioni financier “Credit 2 Al” dhe ai paguhet në muaj me vlerën 387,774 lekë ose rreth 3800 USD. Kurse personi tjetër, identifikuar si Klodian Sota është menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe paguhet me pagë minimale rreth 40 mijë lekë, ose 400 USD.
Skandali me rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 630 mijë shqiptarëve shkaktoi mjaft reagime në opinionin publik dhe atë politik, ndërsa sot Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka arrestuar për këtë skandal katër persona.
Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, të cilët morën të dhënat personale duke ja shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Ishte Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t, e cila ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, në këmbim të përfitimeve financiare.
SHQIPËRI – Që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme i gjithë territori i vendi është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje shiu, ndërkohë që, në zo...
SHQIPËRI – Vendi ynë është nën ndikimin e masave të ngrohta e të lagështa, e si pasojë pritet që situata të vijojë me reshje shiu e kalime të lehta k...
TIRANË– Dosja e Prokurorisë që ka lidhje me skandalin e pagave është bërë publike. Në një pjesë të saj thuhet se një prej të arrestuarave, Eni Qirjak...
TIRANË – Policia e kryeqytet bën me dije se ka vënë në pranga tre persona dhe ka nisur procedim për tre të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme p...