Aktualitet

Firmoset kontrata e parë kolektive mes SPPTSH dhe Teleperformance Albania

7 Janar 2022, 15:58 Nga DOSJA
Firmoset kontrata e parë kolektive mes SPPTSH dhe Teleperformance Albania

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar mbas një pune të gjatë 14 mujore ka arritur firmosjen e kontratës kolektive për rreth ???? punonjës të kompanisë Teleperformance të cilët do të kenë tashmë një zë zyrtar përfaqësimi dhe një kontratë kolektive që do t’ju mundësojë kushte më të mira pune dhe benefite financiare. Gjatë negociatave SPPTSH ka punuar dhe është munduar për të arritur të gjitha kërkesat e punonjësve. Ndër më kryesoret ishin rritja e pagave, vecanërisht rritja e nivelit minimal të pagave për punonjësit e Durrësit. Kontrata kolektive e punës e firmosur ndërmjet Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar dhe punëdhënësit “Teleperformance” siguron standarte më të larta dhe mbrojtje për 3800 punonjësit e kësaj kompanie. Kontrata kolektive ka garantuar:

• Rritje të pagës minimale per te gjithe operatoret,
• Rishikim te pagave njehere ne vit per te gjithe punonjesit ne baze te inflacionit,
• Shperblimin e fundvitit,
• Dite ekstra ne ditet e lejeve vjetore ne baze te vjetersise,
• Shperblime dhe pushime te tjera qe garantohen nga kontrata kolektive

Gjatë firmosjes së kontratës kolektive me drejtuesin e kompanisë Teleperformance, kryetari i sindikates z. Renato Mucaj, u shpreh: Firmosja e kontratës kolektive garanton te drejta dhe perfitime me shume per te gjithe punonjesit dhe forcon rolin e sindikates brenda kompanise duke i hapur rrugen nje dialogu social te perhershem midis punëdhënësit-punëmarrësit. Kjo kontratë kolektive duhet të shërbej si shembull dhe për kompanitë e tjera për të hapur dyert dhe për të lejuar organizimin kolektiv.

Kontrata Kolektive është e vlefshme për të gjithë punonjësit e Shoqërisë “Teleperformance” duke rregulluar drejtëpërdrejtë dispozitat e Kontratave Individuale të Punës dhe duke i siguruar Punëmarrësve të drejtën të mbrohen nga Kontrata Kolektive e Punës. Gjithashtu kontrata kolektive përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve duke garantuar mbrojtjen nga diskriminimi, trajtimin e barabartë të punëmarrësve, mbrojtje të vecantë për gratë shtatëzanë, mbrojtjen e të dhënave personale, trajnimet e punëmarrësve, pushimet vjetore, pushime të tjera për raste të vecanta, pagesat e orëve jashtë orarit dhe gjatë ditëve të festave, rishikimi i pagave njëherë në vit, shpërblimet, sigurinë dhe shëndetin në punë, vlerësimin e performancës, liritë sindikale dhe të drejtën e grevës.

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar do të monitoroj në vazhdim zbatimin e kontratës kolektive dhe njëkohësisht do të vazhdoj punën për organizimin e mëtejshëm të punonjësve në sektorin call center.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet call center sindikata e punonjësve të postë-telekomit shqiptar spptsh call center sindikata e punonjësve të postë-telekomit shqiptar spptsh

Sondazh

Poll