Aktualitet

Shpërthimi në Tiranë, gjendja e të plagosurve kritike, të intubuar në Reanimacion

7 Janar 2022, 09:04 Nga DOSJA
Shpërthimi në Tiranë, gjendja e të plagosurve kritike,

TIRANË – Mikel Harizaj dhe Serino Dume, shoferi dhe pasagjeri i automjetit që shpërtheu në ecje në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga ky spital, të dy të plagosurit aktualisht janë në intubim në pavijonin e Reanimacionit, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit, në gjymtyrë.

Harizajt dhe Dumes iu bë atentat me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku automjeti tip ‘Mazda’ me të cilin ata udhëtonin u hodh në erë nga shpërthimi i një sasie tritoli.

LAJMI KRYESOR: ATENTAT në Tiranë!Hidhet në erë mjeti, plagosen 2 persona, Harizaj i dënuar në 2009

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mikel harizaj serino dume shperthen makina ne unaze te re mikel harizaj serino dume shperthen makina ne unaze te re

Sondazh

Poll