Aktualitet

Shoferi vlonjat që iu vu tritol sot, në 2009 tentoi të vrasë me granatë 3 persona

7 Janar 2022, 07:09 Nga DOSJA
Shoferi vlonjat që iu vu tritol sot, në 2009 tentoi të vrasë

TIRANË – Mikel Harizaj, shoferi i automjetit që shpërtheu sot me lëndë eksplozive, rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë.

Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm.

Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë asokohe shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij hu ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Duket se pas vuajtjes së dënimit, ndaj Harizajt ka nisur hakmarrja.

Hariza, së bashku me pasagjerin Serini Dumi, ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip ‘Mazda’, i cili ka shpërthyer duke i plagosur rëndë të dy. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

LAJMI KRYESOR: ATENTAT në Tiranë!Hidhet në erë mjeti, plagosen 2 persona, Harizaj i dënuar në 2009

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll