Aktualitet

Studimi mbi Omicron: Risku i vdekjes është 83% më i ulët se nga Delta

6 Janar 2022, 16:44 Nga DOSJA
Studimi mbi Omicron: Risku i vdekjes është 83% më i ulët se

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm në mirë përsa i përket variantit Omicron të Covid. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi ku bëhet me dije se varianti Omicron është më pak i rrezikshëm për sa i përket infektimit po ashtu edhe shtrimit në spital, se sa varianti Delta. Në studimin e kryer në Kanada, bëhet me dije se risku i shtrimit nga Omicron është 65% më i ulët në krahasim me variantin Delta, ndërsa risku i shtrimit në terapi intensive ose i vdekjes është 83% më i ulët.

Postimi i Plotë:

“Asgjëje në jetë nuk duhet t’i frikësohesh, por duhet vetëm ta kuptosh.”
Cit.: Marie Curie
Lajme të mira mbi Omicronin vijnë edhe nga Kanadaja, miqtë e mi!
Edhe në Kanada konfirmohet që Omicroni është më pak riskues për shtrim në spital dhe për humbje jete, njësoj siç deklaruan edhe Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.
Në studimin e kryer nga Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios e të prepublikuar më 2 Janar 2022 u morrën në studim:
11.622 raste me Omicron dhe u krahasuan me
14.181 raste me Delta.
Rastet me Omicron dhe rastet me Delta ishin njësoj për sa i përket moshës, gjinisë, vaksinimit, kohës së kaluar pas vaksinimit, rajonit dhe datës së filimit të sëmundjes.
Shtrimet në spital:
59 pacientë me Omicron u shtruan në spital (0.51%);
221 pacientë me Delta u shtruan në spital (1.6%).
Humbjet e jetës:
3 pacientë me Omicron humbën jetën (0.03%);
17 pacientë me Delta humbën jetën (0.12%).
Sa për krahasim, vdekshmëria nga gripi është rreth 0.10-0.15%.
Në përfundim të analizës së hollësishme statistikore rezulton qartë se, në krahasim me Deltën:
risku i shtrimit në spital ose vdekjes nga Omicron është 65% më i ulët;
risku i shtrimit në terepi intensive ose vdekjes nga Omicron është 83% më i ulët.
Më tej, në Tabelën 2 mund të shihni se riskun e shtresëzuar të Omikronit për shtrim në terapi intensive apo humbje jete, në krahasim me Deltën, që është:
76% më i ulët për femrat (1 – 0.24);
88% më i ulët për meshkujt (1 – 0.12);
95% më i ulët për moshat <60 vjeç (1 – 0.05);
72% më i ulët për moshat ≥60 vjeç (1 – 0.28);
84% më i ulët për të pavaksinuarit (1 – 0.16);
88% më i ulët për të vaksinuarit me dy doza (1 – 0.12).
Në Figurën 1 mund të shihet qartë që Omikron (vija portokalli) është konstant më pak riskues për shtrim në spital apo vdekje në krahasim me Deltën (vija e gjelbër), në çdo fazë të sëmundjes.
Autorët dalin në përfundimin se:
Rezultatet tona janë në linjë me rezultatet e Afrikës së Jugut, Skocisë dhe Anglisë, ku të gjitha studimet tregojnë reduktim të ndjeshëm të riskut për shtrim në spital nga varianti Omikron.
Omikroni duket se ka rëndesë më të ulët të sëmundjes qoftë për të vaksinuarit, qoftë për të pavaksinuari

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet delta ilir alimehmeti omicron studimi mbi omicron delta ilir alimehmeti omicron studimi mbi omicron

Sondazh

Poll