Sport

Kapelo: “Messi është i vetmi gjeni në botën e futbollit”

19 Shkurt 2019, 12:54 Nga DOSJA
Kapelo: “Messi është i vetmi gjeni në botën e

Fabio Capello doli për një konferencë për shtyp ditën e djeshme për të folur lidhur me ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe ish ekipit të tij, Juventus.

Ish trajneri i Anglisë nuk ka punuar më si menaxher që prej aventurës së tij të shkurtër në Kinë, dhe gjatë konferencës u pyet në lidhje më shumë tematika.

Komentet e tij në lidhje me Lionel Messin ishin ato që morën vëmendjen e medias.

Leo Messi nuk është futbollist, ai është një gjeni dhe i vetmi gjeni në botën e futbollit.

Ai nuk ka fituar shumë tituj me Argjentinen sepse nuk mund të fitosh tituj i vetëm.

Para komenteve për Messin, ish trajneri i Real Madridit, foli për transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi, duke thënë se ai kontribuon më shumë nga çfarë duket për klubin italian.

Cristiano ka zgjuar nga gjumi shumë nga lojtarët e Juventusit.

Ardhja e tij në Torino ka ndihmuar që shumë nga lojtarët bardhezi të përmirsojnë lojën e tyre.

Është e dukshmë se ai ka synim të fitojë Champions League me Juventusin.

Kapelo foli gjithashtu për Antoine Griezmann, të cilin ai e konsideron një lojtar shumë të rrezikshëm  për shkak se ai është i aftë të bashkojë kualitetin me punën e madhë që bën si lojtar.  

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fabio capelo gjeni i futbollit lionel messi cristiano ronaldo fabio capelo gjeni i futbollit lionel messi cristiano ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 12:07

Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

Vitao është mbrojtësi më i ri të cilit Barcelona i ka vënë syrin dhe mesa duket një nënshkrim kontrate është afër përfundimit pasi lojtari dhe agjenti i tij ndo...

Sport 19 Shkurt 2019, 11:22

Marcelo largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, u takua me bordin drejtues të klubit të hënën për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.  Braziliani është i nervozuar m...