Aktualitet

E FORTË! I riu bërtet në seli: Për fajin tënd Basha jam burgosur, e di që më dëgjon

6 Janar 2022, 11:10 Nga DOSJA
E FORTË! I riu bërtet në seli: Për fajin tënd Basha jam

TIRANË– Kryetari i degës Mamurras, Mariglen Doci iu përgjigj me tone të ashpra Lulzim Bashës për të cilin tha se është mbyllur si “qeni në kafaz”. Doci me ironi tha se është një “kriminel” pasi është burgosur vetëm që Basha dikur të bëheshe kryeministër. Kjo deklaratë e fortë u tha teksa Basha ndodhej jashtë selisë, i ulur në ambientet e kafenesë, së bashku me disa gazetarë.

“Unë jam Mariglen Doci kryetar i degës Mamurras. Unë jam ai krimineli që po përshpërit në media. Për shkak tëndin jam burgosur, për të të bërë ty kryeministër unë jam burgosur, si unë janë edhe demokratë të ndershëm të cilët janë proceduar dhe janë futur në burg për të bërë ty kryeministër. Je mbyllur aty si ai qeni që mbyllet kafaz. Ne jemi idealist që e duam PD të çliruar jo si metodat e tua, me ndërrime bravash, me dyer të mbyllura, PD nuk duhet të ketë dyer fare sepse është simbol i lirisë. Më 8 janar ne do të lirojmë PD-në nga ty dhe pastaj do të çlirojmë edhe Shqipërinë”, tha Doci.

LAJMI KRYESOR: Grupi i Berishës gjen SËRISH kyçur selinë e PD-së! Bumçi: Do çlirohet me 8 janar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll