Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
Atentati në Vlorë! Gjendet makina e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie
6 Janar 2022, 08:18Nga DOSJA
VLORË– Tetë persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, për të dëshmuar në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e djeshme ndaj Diego Hanajt. Personat e shoqëruar ishin dëshmitarë në ngjarje pasi ndodheshin në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, në momentin e plagosjes së të riut.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e pamjeve nga 6 kamera sigurie që ndodhen në lagjen ‘Pavarësia’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Në drejtim të 36-vjeçarit është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por vetëm një plumb e ka prekur të riun në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar. Ditën e sotme është gjetur mjeti i autorëve. Në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Diego Hanaj nuk rezulton person me precendet të mëparshëm penal, por priten që më shumë detaje të zbulohen nga dëshmia e tij për “blutë” e Vlorës.
Plagosja ndodhi ditën e djeshme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, në orën 19:15. Diego Hanaj është qëlluar me armë zjarri nga një automjet teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
KUKËS – Shtrëngimi i masave për punonjësit e administratës, njësive tregtare e marketeve ka rritur numrin e vaksinimeve në Kukës. Shefi i Shërbimeve ...
BERAT – Policia e Beratit ka vënë në pranga shoferin që aksidentoi një nxënës të vitit të parë në gjimnaz. Pas aksidentit, shoferi u largua me mjetin e ti...
ELBASAN– Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka ndërruar jetë. Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Presidenti i klu...
TIRANË– Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi prej 1 ore u zhvillua...
GJERMANI – Nëna e dy djemve, që u qëlluan për vdekje nga babai i tyre në Hamburg të Gjermanisë disa ditë më parë, ka folur për herë të parë për hetuesit g...
TIRANË-Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë. Haxhia është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.Avoka...
TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka arritur të identifikojë dy persona, pjesë e stafit të administratës publike, të cilët dyshohet se kanë nxjerrë listat në E...
MAMURRAS – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë pranë kryqëzimit të Bushneshit, ku një automjet ka dalë nga rruga...
BERAT – Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një makinë ka përplasur një nxënës të vitit të parë të shkollës ‘Krista...