Aktualitet

VD/36-vjeçari i vjedh kushërirës çantën me 18mln lekë, infiltron të dashurën(DETAJE)

6 Janar 2022, 07:39 Nga DOSJA
VD/36-vjeçari i vjedh kushërirës çantën me 18mln

TIRANË– Qamile Hakorja dhe Lefter (Spartak, Korab) Dauti janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi organizuan vjedhjen e një shumë parash.

36-vjeçari, banues në Tiranë, dhe 26-vjeçarja, banuese në Peshkopi, Dibër planifikuan vjedhjen e valixhes së kushërirës së Dautit. I riu kishte marrë informacion se kushërira e tij me inicialet K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para. Ai planifikoi me detaje se si do ti merrte kushërirës çantën me para.

Horakja u paraqit si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte kushërira e të dashurit të saj dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.Policia ka sekuestruar shumën prej  1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish floriri. Shpallen në kërkim dy autorët e vjedhjes. Sekuestrohen 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:- L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter dauti qamile hakorja vjedhje ne tirane lefter dauti qamile hakorja vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll