Aktualitet

Falsifikonte teste COVID, në pranga pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës(EMRI)

6 Janar 2022, 08:04 Nga DOSJA
Falsifikonte teste COVID, në pranga pronarja e një agjencie

DURRËS– Ariana Reçi është pronarja e një agjensie udhëtimi në Durrës e cila dyshohet për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. Policia ka proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë.

Reçi, dyshohet se falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. Të proceduar janë dhe dy persona të tjerë të cilët do të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit. Pronarja e agjensisë do të akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni “Testet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Vihet në pranga pronarja e një agjencie udhëtimi, për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë në rrugë operative, për një kompani udhëtimi që falsifikonte testet e Covid-19, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Testet”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ariana reçi arrestim ne durres durres falsifikim dokumentesh ne durres ariana reçi arrestim ne durres durres falsifikim dokumentesh ne durres

Sondazh

Poll