Aktualitet

Të armatosur dhe të dhunshëm!Arrestohen shqiptarët në Itali, autorë të 40 grabitjeve

6 Janar 2022, 07:57 Nga DOSJA
Të armatosur dhe të dhunshëm!Arrestohen shqiptarët në

ITALI– Roland Gjonaj, Armando Nezha, Adrian Begolli dhe Valter Prenga janë shqiptarët e arrestuar në Bolonjë. Të gjithë shqiptarët u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor të organizuar nga Karabinierët e Piove di Sacco, të ndihmuar nga Padova, Abano Terme dhe Monfalcone, si dhe nga qen anti-drogë dhe anti-eksploziv.

Shqiptarët akuzohen për vjedhje në një banesë, të kryer më 23 shtator 2021 në Polverara, gjatë së cilës u vodh një mjet BMW. Banda, e cila kishte bazën e saj në Favaro Veneto, kishte funksionuar që nga viti 2019 dhe ishte përgjegjëse për rreth 40 vjedhje, të kryera në provinca të ndryshme veneciane, në Friuli Venezia Giulia dhe në Toskanë.

Për bastisjet e tyre, të arrestuarit përdornin makina të vjedhjet, me të cilat lëviznin thuajse çdo ditë në të gjithë Italinë Veriore. Ata u kapën mbrëmjen e 20 nëntorit të kaluar në Vigonza nga një patrullë e Karabinierëve të Pionca di Vigonza. Makina me të cilin ishin të rinjtë u zbulua se ishte vjedhur në Noventa Padovana më 13 nëntor të 2021, brenda së cilës u gjetën dy shkopinj.

Gjatë operacionit, në shtëpinë e Adrian Begollit u gjetën 4 armë, nga të cilat dy rezultuan të jenë objekt i vjedhjeve të kryera në këtë provincë dhe në Cervignano del Friuli, si dhe shumë bizhuteri ari, veshje dizenjoje, syze, të ardhura nga vjedhjet e kryera. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe shuma e parave prej 2500.00 euro, 10.29 gramë kokainë dhe një veturë citroen C5 SW, të cilën të dyshuarit e kanë përdorur në periudhën e fundit për vjedhje.

Të arrestuarit janë shoqëruar në burgun e Viçenzës.

Burimi: Tgparova

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adrian begolli armando nezha arrestohen shqiptaret ne itali itali roland gjonaj valter prenga adrian begolli armando nezha arrestohen shqiptaret ne itali itali roland gjonaj valter prenga

Sondazh

Poll