Aktualitet

Marrin fund ditët me diell! Sot rikthehen shirat, në male nis dëbora (HARTA LIVE)

6 Janar 2022, 06:33 Nga DOSJA
Marrin fund ditët me diell! Sot rikthehen shirat, në male nis

TIRANË– Java e fundit në territorin shqiptar ishte me diell dhe me temperatura të larta. Këto ditë do ti lënë vendit shirave dhe dëborës në male. Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë mbizotërojë motin në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në veri dhe qendër duke bërë që herë pas here reshjet të jenë në formë rrebeshi. Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime.

Nata vijon në zonat malore me prezencë të pakët të reshjeve të dëborës. Temperaturat e ajrit janë rritur gjatë mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga 3°C deri në 15 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 5 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll