Aktualitet

I pavaksinuar / Djokoviç i heqin vizën, çohet në paraburgim, babai: Ruhet me policë

6 Janar 2022, 06:23 Nga DOSJA
I pavaksinuar / Djokoviç i heqin vizën, çohet në

AUSTRALI – Pas reagimit të fansave australianë të tenisit, se Novak Djokoviç nuk është i vaksinuar dhe për këtë arsye nuk mund të luajë në ‘Australian Open’, shteti australian ka vendosur që ti heqë vizën tenistit serb.

Numri një i botës u mbajt në aeroportin e qytetit për disa orë përpara se zyrtarët e kufirit të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes dhe se do të dëbohej. Djokoviç u dërgua më pas në një hotel ku mbahen personat që nuk janë vaksinuar. Avokatët e tij kanë nisur një apel urgjent në gjykatë.

Tenis Australia tha se përjashtimi i tij ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore, por zyrtarët kufitarë thanë se ai “dështoi të siguronte provat e duhura” për hyrjen pasi mbërriti të mërkurën nga Dubai.

“Jo-qytetarët që nuk kanë një vizë të vlefshme në hyrje ose të cilëve u është anuluar viza do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, tha Forca Kufitare Australiane (ABF) në një deklaratë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison mohoi se Djokoviç po veçohej dhe tha se askush nuk ishte mbi rregullat e vendit.

Ai po mbahet në një hotel në periferi të Melburnit të Carlton, i cili përdoret për paraburgimin e imigracionit. Objekti ka qenë vendi i shpërthimeve të Covid-19.

Lojtari serb nuk ka folur për statusin e tij të vaksinimit, por vitin e kaluar ai tha se ishte “kundër vaksinimit”. Trajtimi i tij ka shkaktuar zemërim në Serbi. Babai i tij, Srdjan Gjokovic, tha se djali i tij ishte mbajtur në një dhomë të ruajtur nga policia në aeroport.

Marrë nga bbc.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport novak djokoviç scott morrison novak djokoviç scott morrison

Sondazh

Poll