Aktualitet

VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e autorëve të vjedhura(DËSHMITË)

5 Janar 2022, 08:25 Nga DOSJA
VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e

TIRANË– Objektiv i atentatit të djeshëm në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, mësohet të ketë qenë Edmond Crroj, dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, dhe Erion Çela. Ky i fundit mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit. Raportohet se ndaj personave që ishin në lokal, autorët kanë qëlluar 10 deri në 15 herë. 35-vjeçari, Blerim Çela mori dy plumba duke iu nënshtruar ndërhyrjes në spitalin e Traumës.

Dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës janë marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Arben Dani dhe 19-vjeçarit Azbi Selimaj kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. Arben Dani, mik i viktimës dhe personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të ka deklaruar se kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar. 19-vjeçari Azbi Selmanaj, ka thënë se ishte në lokal dhe se nuk kishte njohje me të plagosurit dhe viktimën.

Selimaj u raportua si kamarier në lokalin ku ndodhi vrasja, mirëpo ai ishte thjesht klient në lokal. I riu është me profesion kamarier por në një bar kafe tjetër në zonë.

Viktima, Erion Çela i cili së shpejti do të bëhej baba, kishte një dyqan cigaresh dhe shpesh ftonte të vëllain, dajën ose ndonjë mik për të kaluar pasditen në lokalin ngjitur me dyqanin e kafes.

Autorët kanë lëvizur me një Benz të zi, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në qytetin e Vlorë disa kohë më parë. Edhe pse vendi ku ndodhi vrasja ndodhet pak metra larg spitalit të Traumës, dëshmitarë thanë se ambulanca u vonua shumë që të mbërrinte te lokali.

Pista kryesore në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Ditën e sotme, lokali ku ndodhi vrasja është i mbyllur, ndërkohë që banorët e zonës shprehen të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Atentati ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në kompleksion ‘Fiori Di Bosco’ në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës. Autorët u larguan me mjet në drejtim të Laprakës. Policia ngriti pika kontrolli përreth zonës mirëpo ende nuk është bërë e ditur asgjë për identifikimin e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Atentanti në “Don Bosko”,Hoxha:Crroj është hetuar në Francë dhe Itali,s’është dënuar

U ekzekutua në një lokal mbrëmë në ‘Don Bosko’, ky është 35-vjeçari nga Dibra

ATENTATI/ Edmond Crroj rëndë te Trauma, vëllai i viktimës shkon te privati (GJENDJA)

Masakra te ‘Don Bosko’, reagon Presidenti Meta: Kërcënim për sigurinë e qytetarëve

Atentati në Don Bosko/ Menaxheri i lokalit: Viktima po pinte kafe me gruan

VRASJA në Tiranë/Autorët u larguan me mjet drejt Laprakës, targa e vjedhura në Vlorë

Vrasja në Tiranë! Autorët gabuan shënjestër, ‘objektivi’ ishte daja dhe dy nipërit

SULMI në ‘Don Bosko’/ Merren në pyetje të plagosurit: Erdha nga Durrësi, pamë plumba

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll