Aktualitet

Atentanti në “Don Bosko”,Hoxha:Crroj është hetuar në Francë dhe Itali,s’është dënuar

5 Janar 2022, 21:22 Nga DOSJA
Atentanti në “Don Bosko”,Hoxha:Crroj është hetuar

TIRANË – Gazetari Artan Hoxha tregon se njëri prej të plagosurve dje në “Don Bosko” Edmond Crroj është hetuar në Itali dhe Francë për trafik droge dhe organizatë kriminale. Në emisionin “Opionin”, ai shtoi se 41-vjeçari nuk është dënuar asnjëherë. Gjithashtu, Hoxha tha se së fundmi Crroj akuzohet për përfshirje në trafik droge në Milano.

“Ka qenë nën hetim në Itali, Francë për organizatë kriminale, trafik narkotikësh. Nuk është dënuar. Është bërë një akuzë për përfshirje në trafik në Milano dhe kjo është lidhur me ngjarjen e fundit”, tha gazetari Artan Hoxha.

Dje në “Don Bosko” mbeti i vrarë Erion çela, nipi i Edmond Crroj u vra në një lokal në “Don Bosko” teksa ndodhej me dajën e tij, vëllain Blerim çela dhe një mikun e tyre Arben Dani. Nga një automjet është qëlluar me kallashnikov duke vrarë 35-vjeçarin Erion çelën, si dhe u plagosën Crroji, Blerim Çela, Arben Dani dhe 19-vjeçari Azbi Selimaj, i cili rezulton klient në lokal.

LAJMI KRYESOR: VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e autorëve të vjedhura(DËSHMITË)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blerim çela edmond crroj erion çelaj sulm me arme ne don bosko blerim çela edmond crroj erion çelaj sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll