Aktualitet

Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve në Bosnjë

5 Janar 2022, 15:30 Nga DOSJA
Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve

SARAJEVË – SHBA ka vendosur sanksione ndaj liderit të minoritetit serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik. Departamenti i Thesarit Amerikan ka komunikuar sot vendimin që Dodik të shpallet “non grata” nga SHBA për shkak se është i korruptuar dhe ka cënuar stabilitetin e rendin demokratik në Bosnje me deklaratat dhe sjelljet e tij të rrezikshme.

“Sot, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit të SHBA-së përjashtoi Milorad Dodik, i cili është anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, si  dhe entitetit të tij “Alternativa Televizija” në përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive dhe kërcënimit të vazhdueshëm për stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Today, OFAC designated Milorad Dodik, a member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, & an associated media platform in response to Dodik’s corrupt activities & continued threats to the stability & territorial integrity of Bosnia and Herzegovina.https://t.co/K5kyV0cP8F

— Treasury Department (@USTreasury) January 5, 2022

Dodik ka deklaruar për një kohë të gjatë se shteti i Bosnjes është një dështim duke hedhur poshtë Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 kur u vendos themelimi e shtetit federativ boshnjak. Në fund të vitit të kaluar, ai kërcënoi Perëndimin se do të tërhiqte Republikën Serbe të Bosnjes dhe trupat serbe nga shteti federativ dhe ushtria boshnjake. Europa dhe SHBA akuzuan liderin e serbëve të Bosnjes se po kërcënonte ta dërgonte vendin në luftë. Shteti amerikan ndërhyri nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Ballkanin Perëndimor dhe Euroazi Gabriel Eskobar. Ky i fundit u takua me përfaqësuesit e 3 komuniteteve boshnjake, kroate dhe serbe të Bosnjes duke arritur të çtensiononte situatën.

Megjithatë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi në qershor se në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë, SHBA do të zbatojë sanksione ndaj politikanëve dhe ish-politikanëve në të gjithë botën. Në fund të vitit të kaluar, disa biznesmenë serbë u shpallën “non grata” për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dodik “non grata” nga SHBA, Osmani: Partnerët ndërkombëtarë të veprojnë njësoj

Dodik “non grata” nga SHBA,ambasada amerikane në Tiranë: Përgjigje ndaj kërcënimeve

U shpall non-grata nga SHBA, çfarë përfshijnë sanksionet kundër Dodik…

U shpall “non grata” nga SHBA, Dodik: Nuk jam zgjedhur të përfaqësoj amerikanët

SHBA i vendos sanksione dy zyrtarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina, shkak korrupsioni

U paralajmëruan në dhjetor, a do të ketë ‘non grata’ të tjerë në rajon? Po Shqipëria

Përplasja Milorad Dodik-SHBA/Nga paralajmërimet tek non-grata, si nisi gjithçka…

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore milorad dodik non grata shba shba sanksione ne ballkan milorad dodik non grata shba shba sanksione ne ballkan

Sondazh

Poll