Aktualitet

Plagosja e 36-vjeçarit në lagjen “Pavarësia”, reagon Policia: Ka plagë në dorë

5 Janar 2022, 18:43 Nga DOSJA
Plagosja e 36-vjeçarit në lagjen “Pavarësia”,

VLORË – Policia e Vlorë ka dhënë njoftimin paraprak në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Hanaj rezulton i plagosur në dorë dhe ngjarja ka ndodhur para pallatit ku ai banonte në Lagjen “Pavarësia”. Aktualisht, po punohet për kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS:

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Diego Hanaj u godit 3 herë nga një automje “Range Rover” në lagjen “Pavarësia”.

LAJMI KRYESOR: E qëlluan nga një Range, i plagosuri shkon vetë në spitalin e Vlorës (Detaje)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diego hanaj plagosje ne vlore diego hanaj plagosje ne vlore

Sondazh

Poll