Aktualitet

E qëlluan nga një Range, i plagosuri shkon vetë në spitalin e Vlorës (Detaje)

5 Janar 2022, 18:14 Nga DOSJA
E qëlluan nga një Range, i plagosuri shkon vetë në spitalin

VLORË- Diego Hanaj është plagosur me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. 36-vjeçari Diego Hanaj ka qenë pranë një marketi në lagjen e tij teksa tre makina kanë i janë afruar, por vetëm një mjet tip “Range” ka ulur xhamin duke qëlluar drejt tij.

Një nga plumbat e ka kapur 36-vjeçarin në dorë, por nuk ka rrezik për jetën. Madje ka shkuar vetë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia është njoftuar nga personeli i spitalit.

Ndërkohë që i plagosuri merr mjekimin, në vendngjarje ka shkruar policia e cila po bën krehjen e zonës për të kapur autorin e plagosjes. Por deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur tentativa për eliminimin e Hanajt.

Ky i fundit deri më tani nuk rezulton person me precendet të mëparshëm penal, por priten që më shumë detaje të zbulohen nga dëshmia e tij për “blutë” e Vlorës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U qëllua teksa po ecte, Hanaj eci dhe 18 metra, gjenden 4 gëzhoja

Plagosja e 36-vjeçarit në lagjen “Pavarësia”, reagon Policia: Ka plagë në dorë

Dinamika/ 37-vjeçari në Vlorë qëllohet nga një makinë Range Rover në lëvizje 

VD/ Të shtëna para një supermarketi në Vlorë, publikohen pamjet nga vendngjarja

U dërgua në Spitalin e Vlorës, 36-vjeçari ka plagë në dorë

Emri/ Shkoi i plagosur në spital, zbulohet identititeti i 36-vjeçarit në Vlorë

Emri/ Shkoi i plagosur në spital, zbulohet identititeti i 36-vjeçarit në Vlorë

Shkon një person i plagosur në spitalin e Vlorës, policia niset drejt Urgjencës

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diego hanaj plagosje ne vlore diego hanaj plagosje ne vlore

Sondazh

Poll