Aktualitet

Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për Omicron

5 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët për disa nga problematikat në vend. Rama në ‘Live’ u është përgjigjur pyetjeve të mbledhura në Facebookun e tij si dhe foli për skandalin me rrjedhjen e pagave, duke thënë se hetimi po vijon. Por këtë skandal, Rama e ktheu në favorin e tij, duke u shprehur se kjo ndihmoi qeverinë për të kapur rastet me abuzimet e pagave për punonjësit nga bizneset. Kryeministri tha se të gjithë bizneseve u ka dërguar letër, në mënyrë që të bëjnë deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, ose ndryshe do të përballet me penalitete.

Në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, Rama nuk i kurseu ironitë, duke e quajtur atë një kacafytje qesharake. Ndërkohë që për shtimin e rasteve me Covid, ai ja faturoi fajin, mungesës së masave si dhe mos vaksinimit të qytetarëve, por gjithashtu shtoi se festat bënë pjesën e tyre në infektimet. Edhe pse tashmë varianti Omicron ka mbërritur zyrtarisht në vend, Rama tha se shkollat nuk kanë nevojë të mbyllen dhe se do të merren masa të tjera.

Gjatë ‘Live-it’ të sotëm, kreu i qeverisë prezantoi ‘Formularin e Këshillit Publik’, nën moton “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Kjo nismë sipas Ramës shërben për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe se do u dërgohet të gjithë qytetarëve për të marrë mendimin e tyre për çështjet kryesore të vendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Këshilli Publik, Rama: Proces dëgjimi, plotësimi i formularit jo i detyrueshëm

VD-Rama: Konsumi i fundvitit është rritur, çmimet nuk i vendosim ne

Satelitët shqiptarë, Rama: Do jenë gati në pranverë

Omicron në vend, Rama: Shkollat nuk do mbyllen por masa do merren 

VD-Akuzat ndaj politikanëve, Rama: Po të ishim njësoj, edhe gjërat do ishin po ashtu

Situata në PD, Rama: Kacafytje shumë qesharake

VD-“O bos, kur do dalësh në Open ose Opinion?” Rama: Ua qaj hallin

VD-Skandali i pagave, Rama: Rrogat e punonjësve të deklarohen, u kemi dërguar letër

VD-Shtimi i rasteve me Covid, Rama: Mungesa e masave si dhe efekti i Omicron 

VD-Rama Live, tregon incidentin: Kemi dalë para kohe, e kishim për në 17:30

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama rama bashkebisedim me qytetaret edi rama rama bashkebisedim me qytetaret

Sondazh

Poll