Aktualitet

Lubonja: As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar Shqipërinë kështu

5 Janar 2022, 06:59 Nga DOSJA
Lubonja: As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk

TIRANË– Publicisti Fatos Lubonja ndihet i zhgënjyer për situatën që ndodhet Shqipëria sot. Në një intervistë në ‘Ora News’, Lubonja u shpreh se as në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e ka menduar këtë realitet të tanishëm dhe se zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore. Ai shtoi se zhgënjimi lidhet me raportet njerëzore dhe me besimin që shqiptari ka te shqiptari.

“Unë tani them se nuk kam më shpresat që kisha kur isha në burg. Kjo është tragjike. Shpresoj që rinia të kuptojë se ky pesimizmi ynë vjen nga optimizmi i së kaluarës. Të burgosurit e menduan të ardhmen se do të ishte një realitet shumë ndryshe. As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar këtë realitet. Zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore dhe besimin e shqiptarit te shqiptarit. Unë kam qenë në burg kur ka ardhur Nënë Tereza. Ajo foli për Jezu Krishtin dhe tha se atdheun do ta duam më shumë kur të duam njëri-tjetrin” – tha Lubonja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll