Aktualitet

Akuzohet se fshehu 515 mijë euro/ Murrizi për Dosja.al: I kam deklaruar të gjitha!

5 Janar 2022, 15:45 Nga DOSJA
Akuzohet se fshehu 515 mijë euro/ Murrizi për Dosja.al: I kam

TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi pretendon se e ka deklaruar të gjithë pasurinë e tij gjatë kohës që ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim për Dosja.al, Murrizi u shpreh se akuzat e ngritura ndaj tij për fshehjen e 515 mijë eurove janë të pavërteta, duke akuzuar shefin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj se është ish-sigurims. Ai gjithashtu theksoi se akuzat për fshehje ose mos deklarim real të pasurisë duhet t’i bëj ILDKP-ja dhe jo krimi ekonomik, ndërkohë që shtoi se do të bëj një kallëzim mbi akuzat që rëndojnë mbi të

Pyetje: A i konsideroni të vërteta këto akuza?

Murrizi: Jo.

Pyetje: Përse e akuzoni Tonin Vocajn?

Murrizi: Po sepse është drejtor i Policisë Kriminale dhe anëtar i grupit Çiftelia. është një ish-sigurmis që e kam përmbysur sigurimin e tij në ’90  dhe nuk di sa kohë paska pas në dispozicion të merret me një njeri që nuk ka qenë ushtrues i pushtetit dhe nuk ka firmosur prokurorimet publike dhe nuk ka marrë një lekë nga paratë publike nga nëntori i ’90-ës dhe deri sot që flasim.

Pyetje: A do të bëni një kallëzim mbi këto akuza?

Murrizi: Patjetër, sepse akuzat për fshehje ose deklarim real të pasurisë time gjatë 4 vieteve si deputet duhet ta bëj ILDKP-ja dhe jo krimi ekonomik. Gjatë kohës që unë kam qenë deputet nuk jam subjek i krimit ekonomik të Vocajt, por jam subjekt i prokurorisë speciale dhe duhej të bëhet kallzim nga institucioni kur detyron deputetët dhe të gjithë të zgjedhurit të deklaronin pasurinë e tyre, nëse ata vërenin parregullsi apo fshehje ata duhet ta referonin dosjen në prokurori. 2017-2021 Muslim Murrizi nuk është subjekt i krimit ekonomik dhe i çdo fundërrine si Tonin Voci me shokë.

LAJMI KRYESOR: Fshehu 515 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike muslim murrizi muslim murrizi

Sondazh

Poll