Aktualitet

Fshehu 515 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin (REAGIMI)

5 Janar 2022, 13:57 Nga DOSJA
Fshehu 515 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Ish-nënkryetari i Kuvendit akuzohet nga Policia e Shtetit se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale. Mylsim Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së, ndërsa akuzohet edhe për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro. Ish-deputeti Murrizi, pretendohet se këto veprime i ka bërë me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm.

Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton qysh prej vitit 2010 e në vijim. Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

Por këto akuza Murrizi për Dosja.al, i hodhi poshtë duke i quajtur si të pa vërteta, duke thënë se kallzimi nuk duhet të bëhej nga Policia Kriminale, por nga ILDKP-ja, pasi aty i ka deklaruar të ardhurat e tij. Ai gjithashtu tha se mbi këto akuzat që janë ngritur për të do të bëjë një kallzim penal, ndaj drejtorit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Akuza për pastrim parash,Murrizi:2007-2010 s’isha deputet,pse ta deklaroja pasurinë?

Akuzohet se fshehu 515 mijë euro/ Murrizi për Dosja.al: I kam deklaruar të gjitha!

Akuzohet që prej kohës kur ishe në KLSH, zbulohen detaje nga kallëzimi ndaj Murrizit

Akuzohet për 515 mijë euro, Murrizi: Dokrra që shkruhen nga ish-sigurimsa si Vocaj

 

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet politike myslim murrizi nen hetim myslim murrizi myslim murrizi nen hetim myslim murrizi

Sondazh

Poll