Insights

Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove prapë në Guardian!

5 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove

Nga Desada Metaj

Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove prapë në Guardian!

Po këtu në katundin tonë o Lea jemi pak ziliqarë për suksesin tênd. Ti, një profesoreshë e nderuar shkruan një rrëfenjë ekzotike për komunizmin në Shqipëri dhe ne katundarët që kemi jetuar të njëjtat histori si ty guxojmë dhe të kritikojmë. Po ne kemi mbet pas o Lea, se nuk i pamë persekutorët e gjyshërve tanë as të kërkojnë ndjesë dhe as të gjykohen. Ne, nuk e gjetëm ngushëllimin tek Marksi siç bëre ti. Si tribalë vazhdojmë ende të kërkojmë të vërtetat tona, të mësojmë dhe fëmijët tanë për padrejtësitë dhe krimet e diktaturës. Për përçudnimin që pësuam si shoqëri dhe plagët që nuk po na lenë të ngrejmë kokë.Por mbase ne ja fusim kot…

Se ne o Lea nuk kemi kujt ti ankohemi kur na shajnë dhe kërdisin. Ndryshe nga ti që ankohesh ku të të dojë qejfi. Se këtu nuk ka gjykata dhe prokurori. Ai që të nderoi në promovimin e librit ka shkatërruar çdo institucion që ka lidhje me drejtësinë. Ndaj herës tjetër o Lea, kur të shpifin apo të më bien në qafë, thuaj ndonjë llaf tek të njohurit e tu në Guardian a kudo tjetër ku ke akses.

Na e bëj hallall o Lea që të kemi çarë kokën me këto gërr-vërret shqiptarçe. Po nëse më lejon mund të të them që nuk ka reklamë të keqe. E ke shit librin mirë fare. Sa për hallet e katundit tonë mos u lodh ti kuptosh se ata që ti tregojnë janë gënjeshtarë sa xhaxhi stalin ku ti mbështesje kokën dhe kërkoje lirinë.

Këtu o goc nuk i kuptojnë studiuesit si ty. Ndaj shyqyr o Lea që u puqe me këta profesorët e Rilindjes. Edhe këta e duan Marksin se e kanë parë nëpër postera dhe stampuar ne bluza,por këto vitet e fundit kanë parë filma me sulltanë dhe sikur kanë deviju pak. Por ti mund ti kritikosh dhe ti kthesh në rrugën e revolucionit.

Ndjesë o Lea që s’të shkrujta në anglisht por për shkak të biografisë më degdisën në grupin e rusishtes në fillore. Përpiqem ndonjëherë ta mendoj sido kish qenë jeta ime po të kisha ëndërr të takoja xhaxhi enverin…. Po pastaj shoh hallet që po kalon ti me këto sharjet në rrjet dhe nuk mërzitem shumë që më ra në pjesë të jetoja këtu. Unë ja kam marrë dorën Shqipërisë dhe veç Pfizer kam bërë dhe vaksinat antispiropalizim. E di që nuk ta ndjen shumë se Shqipërinë e ke frymëzim apo argëtim. Por të lutem Lea, ruhu nga virusi rilindjes. Në mos një ditë do shkruash dhe ti në Guardian: komunizmi është një gjë që ndodh kudo në botë, për të janë bërë dhe filma!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog desada metaj lea ypi desada metaj lea ypi

Sondazh

Poll

Insights 30 Dhjetor 2021, 07:47

Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir GjiniTIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij...

Insights 28 Dhjetor 2021, 11:46

Radha e Kadaifit…

Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...