Insights

9.04 Miliardë Euro/ Gjermania thyen rekord në shitjen e armëve për këtë vit

26 Dhjetor 2021, 16:09 Nga DOSJA
9.04 Miliardë Euro/ Gjermania thyen rekord në shitjen e armëve

GJERMANI- Eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë thyen një rekord këtë vit duke arritur në rreth 9.04 miliardë euro. Sipas Nu.nl, Ministria gjermane e Ekonomisë i ka dhënë përgjigje pyetjes së parlamentarëve të Partisë së Majtë duke deklaruar se qeveria këtë vit ka miratuar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me një vlerë rreth 9.04 miliardë euro.

Gjermania në vitin 2021 ka rifreskuar rekordin e saj në shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Berlini rekordin e mëparshëm vjetor nga shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake e kishte në vitin 2019 me 8.02 miliardë euro. Në përgjigjen e dhënë thuhet se Egjipti është vendi të cilit, Gjermania i shiti më shumë armë dhe pajisje ushtarake këtë vit. Berlini ka dhënë miratimin për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj Egjiptit në vlerën 4.34 miliardë euro.

Qeveria federale gjermane nën qeverisjen e kanelares Angela Merkel, pak kohë më parë nga ndryshimi i qeverisë miratoi dy eksporte për armë të ndjeshme (precize) ndaj Egjiptit. Këshilli i Federal i Sigurisë i mbledhur nën kryesimin e Merkelit, miratoi shitjen ndaj Egjiptit për tre fregata të klasit “MEKO A-200 EN” të Thyssenkrupp Marine Systems si dhe 16 sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit “IRIS-T SLS / SLX” të Diehl Defence.

Qeveria gjermane miratoi edhe eksportimin ndaj Singaporit për nëndetësen e klasit “218 SG” të ThyssenKrupp Marine Systems. Pas Hungarisë, Egjipti u rendit i dyti në shitjet e armëve të Gjermanisë me 763.8 milionë euro në vitin 2020. Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në vitin 2020 ranë në 5 miliardë e 820 milionë euro duke shënuar rënie me 27.4 % në krahasim me një vit më parë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog eksporti i armeve gjermiania eksporti i armeve gjermiania

Sondazh

Poll

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...

Insights 16 Dhjetor 2021, 07:42

SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...