Insights

Ike e pagjumë, e mira ime, s’e prehe sa duhet qerpikun e bukur

30 Dhjetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Ike e pagjumë, e mira ime, s’e prehe sa duhet qerpikun e bukur

Nga Agim Xhafka

Në çdo pragviti më vjen ndër mend nëna ime e bukur. Sa vinte nga puna na dëbonte ne meshkujt dhe u hynte punëve me themeli.

Pastrim kudo dhe më e gëzueshmja; ndërronte batanijet e divanit në kuzhinë. Me dy levenxe leshi. Që ishin plot ngjyra e të ngrohtë.  Ne kishim nje divan per 5 veta!!! Por na nxinte.Se rrinim skiç me nga nje karrike para per secilin. Origjinal ky pozicion në një kuzhinë 3×3. Dhe dihet se aty gatuanim e aty kishim tavolinën e vakteve. O zot sa e madhe na dukej atëherë!

Por këto ditë nëna më vjen në kujtesë veç për punët dhe gatimet. Dhe sa herë e sjell para syve më del fiks duke u rropatur. Nëna pastron, nëna qep, nëna andron, nëna gatuan, nëna bën pazar, nëna merr pluhurat, nëna na përqafon, na puth, na jep ilaçet, na mbulon natën, na lan rrobat… Oh,më mungon nëna ime kur fle. Asnjë pamje të saj me sy mbyllur. Që ne,familja, ta mbulonim e të flinte ngrohtë. Nuk ndodhi kurrë të shtrihej para nesh apo të çohej më pas. Edhe të dielave e festave.

Më mungon nëna e gjumit. Se ia vodhëm ne, familja e saj. Mbase na lejoi,por më dridhet zemra që e lodha dhe nuk e lejova të prehë sa duhet qerpikun e bukur.

Nëna ime,më mungon shumë. Më dhe oqean me dashuri e çdo ditë zbuloj që nuk kam bërë sa duhet. Nuk ta shpërbleva mundin tënd. Ike e pagjumë, e mira ime. Ike e lodhur për të shlodhur mua e të gjithë. Më fal! Më ndje! E di që më dëgjon. Se me ty flas çdo ditë…

Shkrimi është marrë nga profili i  autorit në Facebook 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll

Insights 30 Dhjetor 2021, 07:47

Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir GjiniTIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij...

Insights 28 Dhjetor 2021, 11:46

Radha e Kadaifit…

Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...