Insights

Big Brother në vend të DEAS…

30 Dhjetor 2021, 07:47 Nga DOSJA
Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir Gjini

TIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij ku veçojmë – “Këputa një gjethe dafine”, në vend të kurorës me dafina të mirënjohjes, i zaptuan teatrin e tij të ëndrrave “Dea” në Ksamil, për të ngritur kullën e radhës. Kullomania për të fituar pa u bërë merak për vlerat që shkatërojmë, big brother-ia në vend të artit të vërtetë, po mbizotërojnë kudo. Kompozitori Dizdari kishte investuar në qendrën “Dea” prej më shumë se 20 vitesh duke e kthyer në një oaz kulture, por kjo nuk mjaftonte për pushtetmbajtësit tanë.

Të gjithë jemi dëshmimtarë se si regjimi shkatëroi në mesnatë Tetrin Kombëtar pa pyetur për shqetësimet e artistëve, historianëve e arkitektëve që kërkonin ruajtjen e tij si një vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë. Pa mëshirë, nën rrënojat e teatrit u groposën shumë vlera memoriale të teatrit. Rekuizita shfaqesh, shirita fonikë, kostume e suvenire të aktorëve. I gjithë ky shkatërim për t’i hapur rrugë kullave ftimprurëse. Historia sërisht përsëritet. Kompozitori Dizdari u përballë dje me një surprizë të pakëndëshme kur teksa po kthehej nga një vizitë tek mjeku, e gjeti të zaptur e të përdhunuar teatrin e tij të ëndrrave. Skultura e piktura të përçunduara, rafte librash përtokë të shqyera dhe roje te porta që i ndaluan hyrjen.

E gjithë kjo komedi e zezë kaloi pa bujë mediatike. Mediat ishin të zëna se si e tha batutën kryeministri! Kush hyri në big brother? Madje edhe eventi më i rëndësishëm muzikor i vendit “Festivali i Këngës”, i hapi portat për big brother-in! Shoqëria shqiptare fatkeqësisht po big brother-zohet. Me një opozitë të preokupuar te lufta brenda vetes dhe ndrimi i bravave, media të vëna tërësisht në shërbim të regjimit, shkatërimi i një teatri nuk përbën lajm. Lajm përbën nëse Donaldi  puth Beatrix! Rama ka veshur shallvare! Lali Eri mbolli një fidan! E kush do t’ia dijë nëse Limoz Dizdarit i prishin teatrin “Dea”.

Fundia kemi Dean tjetër, atë të Butrintit. Ugolini e grabiti pasi e zbuloi në 1928, po fatmirësisht italianët na e kthyen në vitin 1981. Dyzetë e dy letra dërgoi kompozitori Dizdari në të gjitha instancat e shtetit madje edhe tek ambasadorët që nuk lënë qokë pa evidentuar, por nuk morri asnjë përgjigje. Heshtje dhe vetëm heshtje. Heshtje ndaj një kompozitori që do mbetet në memorjen e kulturës së kombit. Heshtje ndaj një personaliteti që me notat muzikore pikturoi portretin më të bukur të atdheut tonë.

Heshtje ndaj maestros që kompozoi simfoninë e alpeve kryelarta, pëshpërimën e gjetheve të dafinës kur era i përkund , zhurmën e harlisur të burimeve e krojeve kur bora shkrin dhe melodinë e tik-takut të zemrës së dashuruar! Heshtje edhe nga komuniteti i artistëve përveç dirigjentit Bujar Llapaj. Kompozitorit të famshëm të muzikës së dafinave Dizdari, tani nuk i mbetet veçse të kompozojë versionin e dytë të “Perludit të Vdekjes” të kompozitorit famoz Rahmaninov, si një etyd për vdekjen e drejtësisë dhe shtetit ligjor. E teksa po shkruaja këto rreshta më erdhën ndër mend disa vargje nga poezia që shkrova kur u prish ndërtesa e Teatrit Kombëtar:

Edhe vetë Zeusi nga Olimpi këtë tragjedi po vështronte,

I’u dhimbs Prometeu që zinxhirësh rrënkonte…

Një lot syrit i rrodhi si një shkrepëtimë,

Prometeut zinxhirët i këputi, i fali lirinë,

Ti veç zjarrin vodhe…

Këta kulturës i vodhën flakën!

Pluhuri i memories në qerpikët e qytetit rra,

Qyteti u zgjua po Teatër më nuk pa!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Insights 28 Dhjetor 2021, 11:46

Radha e Kadaifit…

Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...

Insights 16 Dhjetor 2021, 07:42

SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...