Politike

VD-Këshilli Publik, Rama: Proces dëgjimi, plotësimi i formularit jo i detyrueshëm

5 Janar 2022, 16:59 Nga DOSJA
VD-Këshilli Publik, Rama: Proces dëgjimi, plotësimi i formularit

TIRANË – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Formularin e Këshillit Publik gjatë komunikimit online që pati sot me qytetarët në Facebook “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Rama konfirmoi se plotësimi i këtij formulari nuk është i detyrueshëm dhe do t’i dërgohet çdo shtetasi mbi moshën 18 vjeç. Nëpërmjet këtij këshillimi, Rama tha se do të kërkohen zgjidhje dhe mendime nga qytetarët në lidhje me problematikat e ndryshme të vendit.


“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, do të plotësojë formulari, për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Nuk është proces zgjedhor .Ideja është që këta formularë është që të plotësohet kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar. Do të jetë një proces dëgjim, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duamë që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për Omicron

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me qytetaret edi rama rama bashkebisedim me qytetaret

Sondazh

Poll