Politike

Skandali me pagat, Basha: E vërteta vonon, por nuk harron! 

5 Janar 2022, 16:41 Nga DOSJA
Skandali me pagat, Basha: E vërteta vonon, por nuk harron! 

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se skandali i pagave po ashtu edhe i patronazhistëve janë konfirmimi i masakrës zgjedhore. Me anë të një postimi në Twitter, Basha u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, duke theksuar se mbrojësi i këtyre skandaleve (Rama) duhet të mbajë përgjegjësi.

Postimi i Bashës:

E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit.

Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “WhatsApp” duke përbërë një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha skandali me pagat e qytetareve lulzim basha skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll