Politike

VD-Rama: Konsumi i fundvitit është rritur, çmimet nuk i vendosim ne

5 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
VD-Rama: Konsumi i fundvitit është rritur, çmimet nuk i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga të dhënat e konsumit të funditvitit është parë rritje e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë një dalje ‘Live’ në Facebook, Rama gjithashtu tha se çmimet e ushqimeve nuk vendosen nga qeveria, por nga tregu dhe se qeveria nuk ndërhynë dot. Ai gjithashtu shtoi se qeveria mund të ndërhyjë vetëm në çmimin e energjisë elektrike.

“Së pari të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme, krahasuar jo me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet me radhë. Kemi konsumin më të lartë në aspektin e parave të investuara në fundvit për të blerë. Çmimet nuk i vendos qeveria. Jemi në një sistem tjetër ku çmimet i vendos tregu. Qeveria mund të ndërhyjë kur bëhet fjalë për çmimin e energjisë, kurse çmimin e konsumit të përditshëm në treg e vendos tregu. Natyrisht tregu ka një logjikë të vetën në vendosjen e çmimeve, që do të thotë ka treg”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për Omicron

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me qytetaret edi rama rama bashkebisedim me qytetaret

Sondazh

Poll