Politike

VD-Satelitët shqiptarë, Rama: Do jenë gati në pranverë

5 Janar 2022, 16:46 Nga DOSJA
VD-Satelitët shqiptarë, Rama: Do jenë gati në pranverë

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se satelitët shqiptarë do të vendosen në funksion gjatë pranverës. Në komunikimin online me qytetarët që pati sot, shefi i qeverisë shtoi se po kryhen aktualisht procedurat e regjistrimit të tyre në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet këtyre satelitëve, Rama tha se do të kryhet një kontroll më i mirë i territorit të Shqipërisë, ndërsa do t’i jepet fund kontrolleve bajate të inspektorëve.


Satelitët do jenë gati në pranverë. Po bëjmë procedurat dhe regjistrimin në OKB. Besoj nga fillimi ose fundi i pranverës do të na ndihmojë për kontrollin e territorit për të shmangur inspektimet e shfaqjet bajate të lloj inspektorëve që kthehen më shumë në problem sesa japin zgjidhje në territor”, deklaroi Rama.

Në tetor të vitit të kaluar, kryeministri premtoi se Shqipëria do të lëshojë në hapësirë dy satelitë “Albania 1″ (muaji mars” dhe “Albania 2” në qershor 2022.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për Omicron

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me qytetaret satelitet e rames edi rama rama bashkebisedim me qytetaret satelitet e rames

Sondazh

Poll