Politike

VD-Skandali i pagave, Rama: Rrogat e punonjësve të deklarohen, u kemi dërguar letër

5 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
VD-Skandali i pagave, Rama: Rrogat e punonjësve të deklarohen, u kemi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga fundi i këtij muaji të gjithë personat që kanë rrogë deri në 400 mijë lekë nuk kanë tatim. Ndërsa për personat deri në 500 mijë lekë, ai u shpreh se kanë -50% të tatimeve.

“Uroj që viti sapo ka nisur të jetë i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për vendin e kombin tonë. Lajmi i mirë është se tanimë duke filluar nga fundi i këtij muaji pagat deri në 400 mijë lekë të vjetëra nuk kanë tatim. Deri në 500 mijë kanë -50% tatim. Pagat +1.5 milionë deri në 2.5 milionë kanë ulje të konsiderueshme., duke krijuar një lehtësim për të punësuarit. Ndërkohë, kemi pagë minimale tanimë 320 mijë lekë të vjetëra,” tha Rama.


Në lidhje me skandalin e pagave, Rama e ktheu këtë gjë në favorin e tij, duke thënë se këto rrjedhje e kanë ndihmuar që të jenë më të qartë. Ai tha se për mos deklarimin e saktë të pagave, u shpreh se u kanë drejtuar letër të gjithë bizneseve dhe institucioneve që të bëjnë deklarimin e pagës të saktë deri më 20 janar, ose ndryshe do të përballen me penalitete.

“I rikthehemi daljes së të dhenave. Nuk flas për sistemin e IT-së, sepse ajo është nën hetim dhe shpresoj të ketë së shpejti rezultate domethënëse, por flas për sistemin e pagave. Dalja e këtyre të dhënave ka ndihmuar të kemi qartësi. I është drejtuar një letër të gjithë atyre që në deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe i është kërkuar që të ndërhyjnë për të rreulluar deklarimin deri në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve. Mosdeklarimi i pagave përbën një shjkelje administrative. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga drejtoria e tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin. Por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë kemi të bëjmë me një grabitje. Kemi dhe temën e dhenies së pagave ashtu siç deklarohen. Ka raste abuzive me pagën minimale. Edhe këtu ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme , duke shkuar deri në sanksione për abuzuesit me pagat e punonjësve. Këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi me njëri-tjetrin. Duam ta dëgjojmë njeri-tjetrin më shumë,” shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Rama: Denonconi, merrni garanci financiare! Masa për Omicron

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me qytetaret edi rama rama bashkebisedim me qytetaret

Sondazh

Poll