Politike

Akuzohet për 515 mijë euro, Murrizi: Dokrra që shkruhen nga ish-sigurimsa si Vocaj

5 Janar 2022, 14:12 Nga DOSJA
Akuzohet për 515 mijë euro, Murrizi: Dokrra që shkruhen nga

TIRANË – Ish-deputeti Myslim Murrizi reagoi në lidhje me lajmin e nisjes së hetimeve ndaj tij për “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash” pasi pretendohet se nuk ka deklaruar 515 mijë euro. Për “Report TV”, ai akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj duke thënë se ai ka raportuar dokrra dhe është ish-sigurims. Ai u shpreh se është habitur në lidhje me akuzën e pastrimit të parave duke thënë se politikanët e pozitës dhe opozitës kanë lavatriçet e tyre të pastrimit të parave. Murrizi ftoi Prokurorinë e Tiranës të hetojë çdo të ardhur të tij.

“Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion.  Unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish-sigurimsat si Tonin Voci.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për ‘pastrim parash’. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre”, deklaroi Murrizi.

Ish-deputeti i opozitës u kallëzua nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Tiranës për mosdeklarimin e të ardhurave të kompanisë së tij tij “Murrizi 2009” në ILDKPI si dhe për mosjustifikimin e transaksioneve bankare me vlerë 515 mijë euro. Këto veprime nga Murrizi dyshohet se janë kryer që prej vitit 2010.

SHIKO DHE KËTË:

Fshehu 515 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fshehje te ardhurash myslim murrizi pastrim parash fshehje te ardhurash myslim murrizi pastrim parash

Sondazh

Poll