Politike

VD-Noka nuk u fut në seli,Bardhi: Kush tha që nuk u lejua? Nuk njoftoi administratën

5 Janar 2022, 12:44 Nga DOSJA
VD-Noka nuk u fut në seli,Bardhi: Kush tha që nuk u lejua? Nuk njoftoi

TIRANË – Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazmend Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë ndodhi pak para deklaratës së tij, ku grupi i deputetëve të Rithemelimit në PD nuk arritën dot të hynin në ambientet e brendshme të selisë së PD, u shpreh se kjo ndodh nëse vjen te dera dhe nuk njofton administratën. Ai shtoi më tej se në seli po kryhen punime, madje ka shtuar edhe se kur vjen vetë ai në seli, merr në telefon që ti hapin derën.


“Kush tha nuk është lejuar Noka? Nëse vjen te dera e nuk njofton administratën. Po kryen punime. Unë marr në telefon kur vij në seli dhe nënkryetarët që marrin, kush ka dëshirë të vijë të punojë. Thanë do të bëjmë axhendën, kanë 4 muaj që nuk vijnë në parlament. Të vijnë por të mos shoqërohen me trafikant, grupi G9 të mos vijë. Nuk thashë për deputetët, thash që cdo deputet është i lirë të futet. As është ndaluar. Lajm i mirë ishte që disa prej kolegëve ndryshe nga shëtitjet turistike ishin të pashoqëruar nga ana që shkelmojnë.”, u shpreh Gazmend Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës, Bardhi: Po bëhen punime, nuk njoftuan!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazmend bardhi perplasje ne partine demokratike gazmend bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll