Politike

VD-I kërkohet fatura dhe kompania e punimeve,Bardhi: Unë nuk merrem me bojë dhe llaç

5 Janar 2022, 12:48 Nga DOSJA
VD-I kërkohet fatura dhe kompania e punimeve,Bardhi: Unë nuk merrem me

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur për mediat jashtë selisë së PD, është pyetur nga gazetarët nëse mund ti tregonte faturat dhe emrin e kompanisë me të cilët po kryhen punimet në PD. Bardhi u shpreh se çdo gjë do jetë transparente, ndërsa nuk nguroi të ironizonte gazetarët duke i thënë se ai është sekretari i PD dhe nuk merret as me llaç e as me tulla.

Pyetje: A mund të na tregoni faturat?

Bardhi: Patjetër, cdo gjë bëhet transparente. televizioni juaj i ka shumë problem faturat, kërkoni faturat për mitingut luksoz të 11 dhjetorit.

Pyetje: Me cilën kompani po bëhen punimet?

Bardhi: Unë jam sekretari i PD, nuk merrem as me llaç, as me bojë dhe as me tulla.

LAJMI KRYESOR: Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës, Bardhi: Po bëhen punime, nuk njoftuan!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazmend bardhi perplasje ne partine demokratike gazmend bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll