Bota

Melania Trump nxjerr në ankand kapelen e bardhë dhe sende, me vlerë 250 mijë dollarë

5 Janar 2022, 14:08 Nga DOSJA
Melania Trump nxjerr në ankand kapelen e bardhë dhe sende, me

SHBA- Melania Trump njoftoi të martën në mëngjes se po zhvillon një ankand të kapelës së bardhë që kishte veshur gjatë vizitës së familjes së parë franceze, Macrons, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018. CNN shkruan se disa nga të ardhurat do të shkojnë drejt një nisme që është pjesë e programit ‘Be Best’ të ish-zonjës së parë, por nuk është e qartë se sa do të dhurohet.

Pjesa qendrore e ankandit është, kapela e bardhë me porosi, të cilën Trump e ka nënshkruar, u krijua për të nga stilisti i saj personal, Hervé Pierre, për t’u përshtatur me kostumin e bardhë prej 2105 dollarësh të koleksionit Michael Kors që Trump kishte veshur për ceremonitë e ditës në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron.

Vizita e Presidentit francez dhe gruas së tij ishte vizita e parë zyrtare shtetërore e administratës Trump nga një lider i huaj, dhe ajo erdhi në prill 2018, disa javë pas titujve skandaloz për lidhjet e supozuara jashtëmartesore të ish-Presidentit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota melania trump melania trump

Sondazh

Poll