Bota

Makth i trafikut/ Stuhia e borës bllokon qindra makina në autostradë për 24 orë

5 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA
Makth i trafikut/ Stuhia e borës bllokon qindra makina në

SHBAStuhia e madhe e borës u bë shkak që drejtuesit e automjeteve mbetën të bllokuar në Virxhinia për gati 24 orë. Mediat e huaja raportojnë se të rritur dhe fëmijë përjetuan makthin e trafikut për një kohë të gjatë, madje disa prej tyre nuk kishin ushqim dhe ujë. Fëmijët e kaluan natën brenda një ambulance, nën batanije në një xhaketë.

Autostrada I-95 u mbyll në dyja anët në një gjatësi prej 86 kilometrash. Bllokimi i trafikut filloi dje pasi më shumë se 30 cm borë ra në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara juglindore dhe bregdetit të Atlantikut, duke shkaktuar aksidente rrugore. Rreth 20 makina u braktisën në autostradën I-95 në Virxhinia.

Mes shoferëve të bllokuar ishte dhe senatori  demokrat, Tim Kane, i cili e  kaloi natën në makinën e tij rrugës për në Uashington

(f.i/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota stuhi bore ne shba stuhi bore ne shba

Sondazh

Poll