Politike

VD-Noka: Selia e PD, burg i sigurisë së lartë, pengu i Ramës të rrijë i vetëburgosur

5 Janar 2022, 11:48 Nga DOSJA
VD-Noka: Selia e PD, burg i sigurisë së lartë, pengu i Ramës

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i grupit të Rithemelimit të PD-së, Flamur Noka tentoi hapjen e të tre dyerve të selisë, por ato rezultuan të mbyllura. Në një deklaratë për mediat, Noka tha se selia e PD-së është shndërruar në një burg të sigurisë së lartë, i ngjashëm me Alkatrazin e famshëm të SHBA-së.


“Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sot në Selinë e PD, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Po konstatojmë me dhimbje se shtëpia e lirisë, Partia jonë Demokratike, në vend që të ishte një ambient që gumëzhinte për fat të keq Edi Rama e kthyer me pengun e tij në një ‘Alkatraz ‘ të kohëve moderne. E ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë, kjo është e turpshme, është e neverishtme“-u shpreh Noka.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Berishës!‘Skadon’ afati për Bashën, grupi i Rithemelimit shkon në seli

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka perplasje ne partine demokratike flamur noka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll