Politike

“Basha mbrohet nga 4 gardistë”, Hoxha: Çdo demokrat mund të futet lehtësisht te PD

4 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
“Basha mbrohet nga 4 gardistë”, Hoxha: Çdo demokrat mund

TIRANË – Gazetari Artan Hoxha zbulon se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrohet nga 4 punonjës të Gardës së Republikës duke hedhur poshtë pretendimet e Komisionit të Rithemelimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se kryedemokrati po merr forca të shumta rendi për të mbrojtur selinë blu.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se pas 13 dhjetorit 2021, kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan drejt selisë së PD-së, Garda e Republikës vendosi që të rriste numrin e shoqëruesve personal të Bashës nga 2 në 4. Ky vendim erdhi si shkak i një raporti ku thuhej se lideri i PD-së kërcënohet fizikisht. Këta pjesëtarë të Gardës janë vendosur vetëm për të siguruar mbrojtjen fizike të Lulzim Bashës dhe jo për të mbrojtur godinën e Partisë Demokratike.

Hoxha shton se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha nuk do të pengohen nga punonjësit e Gardës së Republikës nëse ata duan të futen në ditët e ardhshme brenda selisë së Partisë Demokratike.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.

Ditëm e sotme, Komisioni i Rithemelimit të PD-së akuzoi lidershipin demokrat se po vendos dyer të blinduara dhe logo në dritaret e godinës së partisë duke e kthyer në një “bunker”. Më pas, Partia Demokratike sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përgatit sulm të dhunshëm ndaj selisë blu në protestën e thirrur të 8 janarit. Në 13 dhjetor dhe 18 dhjetor 2021, ish-kryeministri deklaroi përpara godinës së partisë më të madhe opozitare se ajo po mbrohet nga forca të Gardës së Republikës, madje dhe mercenarë.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artan hoxha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha artan hoxha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll