Politike

VD/ 8 janar! Noka: Sovrani kthen selinë e PD në shtëpi lirie, PD është bërë Alkatraz

5 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
VD/ 8 janar! Noka: Sovrani kthen selinë e PD në shtëpi lirie, PD

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e bëri të qartë se me 8 janar, selia e Partisë Demokratike do të kthehet në shtëpinë e lirisë. Në shkallët se selisë blu, së bashku me grupin e Rithemelimit, Noka tha se ky Alkatraz modern më datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë dhe se protesta e demokratëve do të jetë paqësore.


‘Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë. Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Berishës!‘Skadon’ afati për Bashën, grupi i Rithemelimit shkon në seli

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll