Politike

“Garo për kryetar të PD-së në 22 mars”, Paloka-Bashës: Demokratët do të të falin

4 Janar 2022, 15:06 Nga DOSJA
“Garo për kryetar të PD-së në 22 mars”,

TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka i bëri ftesë liderit demokrat Lulzim Basha që të kandidojë për kreun e partisë më të madhe opozitare në 22 mars. Në një postim në Facebook, Paloka i drejtohet Bashës se karriera e tij politike nuk do të mbyllet edhe nëse do të humbiste në zgjedhjet e brendshme të PD-së. Madje, ai beson se shumica e demokratëve do ta falnin dhe do t’i jepnin sërish mbështetje në të ardhmen drejtuesit aktual të selisë blu.

Në mesazhin e tij të publikuar në Facebook, ish-zyrtari i lartë demokrat, tashmë pjesë e lëvizjes për rithemelimin e PD-së, kritikon Bashën për qëndrimet e mbajtura në muajt e fundit në raport me anëtarët dhe simpatizantët demokratë, edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

POSTIMI I EDI PALOKËS:

Prandaj zgjidh vertete te ardhmen tende dhe te PD , e prano voten e demokrateve si mekanizmin e kesaj te ardhmeje.

Në 12 dhjetor, një ditë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi shkarkimin e Palokës, deputetet Albana Vokshi, ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, të cilët dolën në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së vendosi që pas mbajtjes së referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së të organizohen zgjedhjet për strukturat dhe drejtuesin e rinj demokratë në 22 mars.

Në 18 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Sali Berishës nga të gjitha funksionet partiake. Më pas, ish-lideri historik i demokratëve vendosi si ultimatum ndaj Bashës datën 5 janar 2022 në mënyrë që ky i fundit t’i bindet rezultatit të referendumit për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit. 43.385 anëtarë të PD-së vendosën që Basha nuk duhet të vazhdojë më mandatin si drejtuesi më i lartë i selisë blu.

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit akuzoi sërish Bashën se po blindon godinën e selisë blu. Pas këtij reagimi, erdhi përgjigja nga Partia Demokratike, e cila cilësoi protestën e thirrur nga ish-kryeministrit Berisha në 8 janar si përpjekje e dhunshme për të sulmuar dhe marrë ndërtesën e PD-së.

(d.vd/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi edi paloka komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha belind kelliçi edi paloka komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll