Politike

8 janari, Alibeaj: Berisha s’ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike

4 Janar 2022, 19:49 Nga DOSJA
8 janari, Alibeaj: Berisha s’ka moralitet në këtë

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e konsideroi protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si pseudoprotestë që do dështojë. Në një mesazh të publikuar në “Twitter”, eksponenti i lartë demokrat shkruan se Berisha nuk ka moralitet për të kryer këtë ndërmarrje antidemokratike.

Alibeaj shton se ka ardhur koha që ish-lideri i PD-së në vitet 1991-2013 të kthehet në shtëpi. Sipas tij, beteja e vërtetë e demokratëve është përballja me regjimin e korruptuar të kryeministrit Edi Rama.

MESAZHI I ENKELEJD ALIBEAJT:
Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjekje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!

1/4 Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) January 4, 2022

2/4 Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) January 4, 2022

3/4 Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) January 4, 2022

4/4 Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!

— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) January 4, 2022

Partia Demokratike akuzoi sot Berishën se po tenton të sulmojë me dhunë selinë e PD-së në 8 janar. Komisioni i Rithemelimit u përgjigj më herët se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po blindon godinën e partisë për të penguar hyrjen e anëtarëve demokratë.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll