Politike

Bardhi: Rreziku për bunkerizimin e PD nuk vjen nga adezivët me logon e saj

4 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
Bardhi: Rreziku për bunkerizimin e PD nuk vjen nga adezivët me logon e

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi poshtë zërat se selia blu po blindohet përpara protestës së 8 janarit të shpallur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nr.2 i PD-së shprehet se rreziku për bunkerizimin e partisë nuk vjen nga letrat ngjitëse (adezive) të logove dhe as nga ristemimi i ambjenteve të brendshme të punës të godinës së partisë më të madhe opozitare. Bardhi konsideroi si rrezik Sali Berishën, i cili po tenton që me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA të rrezikojë edhe anëtarët demokratë.

MESAZHI I GAZMENT BARDHIT:

Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të SB nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të SB nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 4, 2022

Komisioni i Rithemelimit të PD-së akuzoi lidershipin demokrat të partisë se po blindon dyert dhe godinën e partisë në mënyrë që të pengojnë protestën e 8 janarit të demokratëve të thirrur nga Sali Berisha. Selia blu u kundërpërgjigj më pas duke akuzuar ish-kryeministrin se po planifikon të përdorë dhunë ndaj godinës. Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se Berisha dëshiron të futet brenda PD-së dhe ta kthejë atë në bunker që të mbrohet nga sulmet ndaj tij.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll