Politike

Basha:Hera e 1 në Shqipëri që politikani ‘non grata’ thërret protestë kundër partisë

4 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Basha:Hera e 1 në Shqipëri që politikani ‘non grata’

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar ku do të kërkohet lirimi i zyrës së kreut të PD-së. Në profilin e tij në “Tëitter”, kryedemokrati shkruan se ish-lideri i selisë blu po përpiqet që ta kthejë partinë më të madhe opozitare në bunker që të mbrohet. 

REAGIMI I BASHËS:

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 4, 2022

Komisioni i Rithemelimit të PD-së akuzoi Bashën se po vendos dyer të blinduara në godinën e partisë për të bllokuar hyrjen e kundërshtarëve të tij. Më pas, Partia Demokratike akuzoi ish-kryeministrin dhe mbështetësit e tij se po përpiqet që 8 janar të sulmojë me dhunë selinë blu.

Situata brenda Partisë Demokratike është tensionuar shumë në muajt e fundit ku dy palët që mbështesin respektivisht Bashën dhe Berishën kanë marrë vendime kundër njëri-tjetrit. 

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll