Aktualitet

Me qese në dorë, familjarët e të shtruarve në Infektiv në radhë për ti çuar ushqime

5 Janar 2022, 11:23 Nga DOSJA
Me qese në dorë, familjarët e të shtruarve në Infektiv

TIRANË – Ambientet e Spitalit Infektiv janë tejmbushur sot nga familjarët e pacientëve të shtruar aty, të cilët shihen  teksa presin në radhë për ti dorëzuar ushqime dhe sende personale. Të shqetësuar dhe me qese ushqimesh në duar ata presin të marrin vesh diçka më shumë se çfarë ndodh brenda mureve të infektivit.

Aktualisht numërohen 113 pacientë në spital me koronavirus, prej të cilëve 16 në gjendje serioze në terapinë intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dy persona me SARS-COV2 pozitiv humbën jetën gjatë 24 orëve: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet spitali infektiv spitali infektiv

Sondazh

Poll