Politike

Nishani: Asnjë derë brave, hekur apo shul s’e mban dot peng vullnetin e demokratëve

4 Janar 2022, 12:07 Nga DOSJA
Nishani: Asnjë derë brave, hekur apo shul s’e mban dot peng

TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me masat që ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha për përforcimin e sigurisë në selinë e Partisë Demokratike, vetëm dy ditë para ultimatumit të ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit kryeopozitari Lulzim Basha duhet të largohet nga selia pasi është shkarkuar nga detyra.

Nishani ka thënë ndër të tjera në reagimin e tij se, asnjë derë brave, hekur apo shul s’mund të mbajë peng vullnetin e demokratëve, ndërsa vijoi më tej se, Basha ka vendosur të kthejë shndërrojë ‘shtëpinë’ e demokratëve në bunkerin e vetmisë, duke shtuar se ‘pengmarrësi’ do të ketë fatin e atyre që bunkerizuar Shqipërinë.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje aparatçik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat. Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire. Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bujar nishani lulzim basha bujar nishani lulzim basha

Sondazh

Poll